Barcelona vazhdon të interesohet për Laporte

Skuadra e Barcelonës është ende e interesuar për mbrojtësin e Manchester City, Aymeric Laporte.

Sipas Goal, Barcelona ishte e interesuar për spanjollin edhe gjatë afatit të verës por një transferim nuk ndodhi.

Megjithatë Laporte është rikthyer në formacionin bazë të Pep Guardiolas në ndeshjet startuese të këtij edicioni.