Barcelona për 3 minuta përmbysje e fiton ndeshjen

Barcelona e ka bërë një rikthimi të çmendur për ta mposhtur Rayo Vallecanon 3-2 në një ndeshje dramatike që po e humbiste 2-1 tre minuta para përfundimit, në La Liga të shtunën në Madrid.

Ousmane Dembele dhe Luis Suarez u përkujdesen për ta bërë mrekullinë dhe për ta shpëtuar Barçën nga humbja duke ia siguruar tri pikë tejet të vlefshme me dy gola në dy minutat e fundit të takimit kur Vallecano po udhëhiqte 2-1.