Barcelona nxjerr në shitje Dembelen?

I transferuar te Barcelona për shumën e 150 milionë eurove nga Borussia Dortmund në 2017, Ousmane Dembele pritet të largohet nga katalanët gjatë merkatos së janarit, shkruajnë mediat spanjolle.

21-vjeçari nuk po arrin të gjejë shkëlqimin që pati te Dortmundi, duke u aktivizuar vetëm si zëvendësues gjatë këtij sezoni nga Valverde.

Për këtë arsye drejtuesit e klubit spanjoll kanë vendosur ta nxjerrin në shitje futbollistin francez. Ekipet që interesohen për sulmuesit nuk mungojnë, por do të jetë e vështirë të arrihet te kartoni i lojtarit, pasi vlera e tij pritet të jetë e lartë.