Barcelona në garë për Malen

Pas ekipeve të mëdha nga Premier League, edhe Barcelona është futur në garë për shërbimet e sulmuesit holandez Donyell Malen.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga “Diario AS”.

Skautët e Barcelonës tashmë e kanë përcjellë nga afër 20-vjeçarin dhe janë impresionuar me paraqitjet e tij.

Malen ka shënuar 16 gola në 18 ndeshje në të gjitha garat për PSV Eindhovenin dhe po vlerësohet ndër sulmuesit më të mirë në Eredivisie.

Te Barcelona e shohin atë si pasardhës të denjë të Luis Suarezit, kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Malen edicionin e shkuar është promovuar në ekipin e parë të PSV Eindhovenit nga ekipi i dytë dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2024. Ai ka edhe një gol në dy ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Holandës.

loading…