Barcelona lidere e La Ligës, për herë të parë këtë sezon

Kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona është kthyer në krye të renditjes tabelore në La Liga për herë të parë në sezonin e ri 2019/20, pas fitores kundër Eibarit që u përcoll me humbjen e Real Madridit ndaj Mallorcas.

Barçës iu desh të priste plot nëntë xhiro për ta parë veten në krye të ligës përsëri.

Ndërkohë, Granada vazhdon të habisë dhe renditet e treta pas fitores kundër Osasunas të premten.

Në fund të renditjes gjendet Leganes, që i ka vetëm dy pikë nga nëntë ndeshje.

loading…