Barcelona konfirmon interesimin për De Ligt

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar interesimin për mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt.

19-vjeçari që cilësohet si njëri prej mbrojtësve me të ardhme të ndritur, kushton 75 milionë euro dhe këtë shifër është shprehur e gatshme ta paguajë Barcelona.

“E kemi përcjell de Lighin për një kohë. Është e vërtetë se është lojtar që na pëlqen, por Barça ka lojtarë të rëndësishëm në ekip”, ka thënë Bartomeu.

“Do të shikojmë më shumë nga marsi ose prilli. Po e përcjellim duke luajtur dhe e admirojmë, por nuk ka asgjë konkrete për momentin”, ka thënë ai.