Barcelona, e zemëruar dhe e zhgënjyer me Dembelen

Të premten në mbrëmje, Ousmane Dembele e përfundoi ndeshjen kundër Athletic Club në “San Mames” me probleme muskulore, të cilat ishin të dukshme edhe përmes pamjeve televizive në momentin kur ai po largohej nga fusha.

Francezi arriti ta kompletojë atë ndeshje, mirëpo situata e tij nuk u përmirësua. Stafi mjekësor i klubit ia bëri disa teste mjekësore të shtunën në mëngjes për ta kuptuar nivelin e lëndimit.

Stafi mjekësor i klubit mbeti i tronditur kur sulmuesi anësor nuk erdhi në terminin e caktuar.

Ata tentuan ta kontaktojnë francezin, por edhe stafi mjekësor e edhe stafi i trajnerëve mbetën të zemëruar me Dembelen, i cili shkoi për t’i bërë këto teste mjekësore vetëm të hënën.

Rezultatet treguan se ai e kishte një shkoqje në tejzat e gjurit, që mund ta lërë atë jashtë fushës së gjelbër për deri në pesë javë dhe klubi, nga stafi mjekësor te drejtuesit e madje edhe bashkëlojtarët e tij, janë të zemëruar me mungesën e një reagimi nga futbollisti.

Sezonin e kaluar ai kishte pasur probleme duke fjetur deri vonë në mëngjes dhe duke u vonuar kështu për stërvitje. Pas këtyre incidenteve, Dembele e kishte ndryshuar sjelljen e tij dhe kjo ishte pritur mirë nga katalonasit.

Por, tani, dyshimet janë shfaqur sërish për mendësinë e futbollistit.

loading…