Barcelona është një qytet i mrekullueshëm, me përjashtim të një shtëpie në zonën Catselldefels. Banesa, e ndodhur mes malit dhe detit, konsiderohet e mallkuar. Është e qartë se bëhet fjalë për besëtytni, por edhe gjërat që kanë ndodhur dhe po ndodhin kanë bërë pjesën e tyre…

Protagonisti i kësaj historie është Coutinho. Shtëpia është në pronësi të Cesc Fabregas (një tjetër që nuk ka patur shumë fat me Barçën) dhe është bërë një nga më të kërkuarat nga lojtarët e rinj katalanasve. Problemi është se të gjithë ata që kanë jetuar aty, kanë patur probleme brenda dhe jashtë fushës. E ka fajin banesa? Nëse tri të dhëna përbëjnë një provë…

VERMAEELEN – Para Coutinho-s, a ty ka jetuar belgu Vermaelen, i cili është marrë me bujë të madhe, por që nuk ka shkëlqyer me Barcelona-n, kryesisht për shkak të dëmtimeve të shumta. Fakti që ai ka banuar aty ku sot banon Coutinho mund të jetë një rastësi, por…

GOMES – Në këtë shtëpi ka jetuar edhe Andre Gomes, një tjetër lojtarë që ka patur shumë vështirësi në Barcelonë. Mesfushori portugez, i marrë për të përforcuar mesfushën, ka qenë një zhgënjim total. Një eksperiencë e dëmshme, për të dhe Barçën.

COUTINHO – Para se të kapemi pas besëtytnisë duhet të kujtojmë se braziliani ka shënuar 10 gola në 22 ndeshje e para, që nuk mund të konsiderohet një ecuri e keqe. Megjihatë, braziliani i është larguar portës dhe formacionit titullar në sezonin e dytë. Problemet e brazilianit mund të kenë të bëjnë me vështirësinë e tij për t’u përshtatur me lojën e skuadrës, por ndoshta edhe me shtëpinë ku jeton.