Barça fiton me golat e Messit dhe Piques (VIDEO)

Pas tri ndeshjeve rresht pa fitore në të gjitha garat, Barcelona iu është kthyer triumfeve. Katalonasit fituan 1 me 2 si mysafirë të PSV-së në xhiron e pestë të Grupit B në Ligën e Kampionëve.

Lionel Messi e Gerard Pique shënuan për Barçën, teksa Luuk de Jong ngushtoi rezultatin.

Në të njëjtin grup, në garën për pozitën e dytë, Tottenhami fitoi 1 me 0 ndaj Interit me golin e vetëm të realizuar nga Christian Eriksen, dhjetë minuta para fundit.

Në tabelë, Barça prin me 13 pikë, e ndjekur nga Tottenhami e Interi me nga 7. PSV-ja e fundit ka vetëm një pikë. Në xhiron e fundit, Barça pret Tottenhamin, e Interi PSV-në.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/11/bQGrwPzLKSS88g2H2cNA_28_6b6a0b080f2d3dd5a2702ea86612c354_video_720p_converted.mp4