Kampionati Botëror

Barça dhe Atletico Madrid u eliminuan nga Liga e Kampionëve, por vetëm njëra është kualifikuar për Kampionatin Botëror të klubeve

Barcelona dhe Atletico Madrid kishin marrë fitore në ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Kampionëve, por në të dytat të dy skuadrat spanjolle janë mposhtur dhe janë eliminuar nga gara më e madhe evropiane për klube.

Megjithatë dy rivalët spanjollë ishin në luftë kokë më kokë se cila do ta siguroj pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror për klube.

Por pavarësisht humbjes, Atletico Madrid ka siguruar një biletë në ‘FIFA World Club 2025’, pasi ishin më lartë se Barcelona në renditjen e përgjithshme.

Gara e re me 32 ekipe, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara gjatë qershorit dhe korrikut 2025, përfshin klube nga secila prej gjashtë konfederatave, që garojnë për titullin e kampionëve të botës.

Me 12 vende të hapura në Kupën e Botës për Klube 2025 për ekipet evropiane, fituesit e Ligës së Kampionëve gjatë tre sezoneve të fundit si Manchester City, Real Madrid dhe Chelsea kanë siguruar tanimë pjesëmarrjen.

Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Inter, Porto, Benfica, Borussia Dortmund dhe Juventus kanë plotësuar shtatë vende të tjera të vendeve të lira nëpërmjet renditjes për klubet e UEFA-s , bazuar në paraqitjet e tyre në Ligën e Kampionëve gjatë katër sezoneve të fundit, duke përfshirë sezonin aktual.

Tani ka mbetur vetëm një vend për tu plotësuar nga skuadrat evropiane dhe fituesit e Ligës së Kampionëve këtë edicion do ta marrin atë. /Telegrafi/