RAF ka nisur hetimet në lidhje me një video, ku pretendohet se disa ushtarakë të dehur kanë sulmuar seksualisht në avion një person. Një zëdhënëse e forcës ajrore tha se njësitë speciale po monitorojnë incidentin e ndodhur, pasi morën pamjet nga Daily Mail.
Media britanike raportoi se një pilot mbahej i zhveshur nga disa persona të dehur, para se të sulmohej seksualisht nga ata. Një zëdhënëse e RAF tha: “Ne jemi vënë në dijeni për një video të rëndë që përfshin personelin e Forcave Ajrore Mbretërore.
Dega e hetimit special të policisë RAF tani po heton incidentin e treguar në video. Do të ishte e papërshtatshme të komentohet më tej, pasi po vazhdojnë hetimet”.
Pamjet e rënda të publikuara nga tablodi britanik “Daily Mail” tregojnë një pilot lakuriq që mbahet i shtypur nga një grup të dehurish, të cilët më pas e sulmojnë seksualisht.









