Barazimi me Manchester Unitedin i kushton me shkarkimin trajnerit të Southamptonit

Klubi i Southamptonit ka njoftuar se Mark Huges është shkarkuar nga detyra e trajnerit pas rezultateve të dobëta që i kanë rradhitur “The Saints” në pozitën e 18-të.

Barazimi 2-2 me Manchester Unitedin të shtunën e kaluar duket se i ka kushtuar shtrenjtë ish sulmuesit të “Djajve të Kuq” që nuk ia doli të ruajë avantazhin fillestar prej dy golave.

Hughes kishte nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Southamptonin pasi që sezonin e kaluar arriti ta shpëtojë nga rënia në Championship klubin nga “St Mary’s”.

55 vjeçari ka koleksionuar vetëm 1 fitore nga 14 xhiro të zhvilluara në Premier Leauge, ndërsa për ndeshjen e së mërkurës ndaj Tottenhamit në Premier League, në stolin e Southamptonit do të ulet ndihmës trajneri, Kelvin Davis.