Klubi italian

Barazimi i mjafton Romës të sigurojë biletën për fazën tjetër të Europa League

Roma ka prerë biletën për fazën tjetër të Europa League.

Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në ‘Olimpico’, Romës i ka mjaftuar edhe barazimi në udhëtim te Gent, për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Europa League.

Mysafirët u frikësuan për pak, kur në minutën e 25’, të parët në epërsi kaluan vendasit.

Jonathan David shënoi për 1-0 në minutën për t’i dridhur të besuarit e Paulo Fonseca.

Megjithatë, Roma reagoi menjëherë. Pak minuta më vonë, në atë të 29’, reaguan mysafirët. Justin Kluivert ishte ai që barazoi gjithçka, për rezultatin 1-1 dhe të përgjithshëm 2-1.