Barazim në ndeshjen e parë të edicionit për Rrahmanin

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e ka luajtur të enjten mbrëma ndeshjen e parë të edicionit për Napolin.

Në kuadër të grupit C të Ligës së Evropës (niveli i dytë evropian), Napoli luajti në udhëtim me Leicester Cityn. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:2. Rrahmani luajti tërë ndeshjen në vijën e fundit të mbrojtjes së Napolit.

Mbrojtja e Napolit ka pasur telashe me lojtarët e Leicesterit.

Ayoze Perez kaloi në epërsi 1:0 Leicesterin në minutën e nëntë. Për 2:0 shënoi Harvey Barnes në minutën e 64-të. Golin e parë për Napolin e shënoi Victor Osimhen në minutën e 69-të. I njëjti lojtar barazoi shifrat në minutën e 87-të.