Komentatori politik dhe analisti Bleron Baraliu ka thënë se nëse zgjedhjet e reja, të jashtëzakonshme, do të mbaheshin në maj Vetëvendosje do të ulej në 32 deri në 35%.
Por këtë rezultat, ai e parasheh nëse një subjekt i ri politik do të garonte në ato zgjedhje.
“Nëse zgjedhjet emergjente do të mbaheshin në Maj, dhe gjenerata e re do të garonte me një parti progresiviste, kam bindjen se kjo parti do t’i arrinte 15-20% me mjaft lehtësi. VV do ulej në 32-35%, PDK 22-25%, ndërsa LDK binte nën 10%!”, ka shkruar Baraliu të mërkurën.
“Ramushi uroj nuk do të garonte fare për 3%shin maksimal”, tha ai.







