Baraliu: Nëse koalicioni Nisma-AKR-PD kalon pragun, do t’ua prish matematikën atyre që synojnë pushtetin

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD kanë interes jetik dhe të drejtë legjitime të luftojnë për çdo votë.

Ai tutje ka shtuar se nëse ky koalicion kalon pragun, do t’ua prishë matematikën partive të cilat po synojnë ta marrin pushtetin.

“Nëse ata e kalojnë pragun matematika ju prishet matematika partive që po synojnë ta marrin pushtetin sepse ata do të ju marrin numrat në Kuvend. Të gjitha këto matematika janë shqetësuese dhe të pakënaqshme për secilën palë. Lufta që ta kalojë pragun është jashtëzakonisht e madhe. Ata janë duke luftuar me të drejtë për të kaluar 5 përqindëshin”, ka thënë ai.

Baraliu ka thënë se zgjedhjet kanë pasur notë të jashtëzakonshme.

Ai tutje ka shtuar se Kosova ka dëshmuar që ka një traditë dhe kulturë të mirë në organizimin e zgjedhjeve.

Sipas tij, ky proces zgjedhor ka qenë për lakmi.

“Unë mendoj që këto janë normale të zakonshme, por ajo se si sillen subjektet politike, qoftë ato humbëse apo fituese, janë për lakmi. Këto vonesa janë pjesë përcjellëse e procesit dhe nuk duhet të merret tragjikisht”, ka thënë ai, duke shtuar se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme nuk është proces i lehtë.

loading…