Big Brother VIP Albania 3

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë janë gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBVA” që kanë spikatur në Instagram?

Ai është një ndër banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve, duke numëruar sërish 451 mijë. Roza Lati po ashtu nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar duke pasur sërish 830 mijë fansa në Instagramin e saj, transmeton Top Albania Radio.

Kalojmë tek çifti i vetëm momentalisht brenda “BBVA 3”, Heidi dhe Romeo. Heidi ka pasur një rritje prej 2 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 139K dhe nga ana tjetër Romeo ka shtuar 1K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 340 mijë. Sa i përket Meriton Mjekiqit, ai është rritur me plot 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 330K.

Ndërkohë, një rritje prej 2 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 265 në 267 mijë. Sa i përket banores që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë, është Françeska e cila ka shtuar plot 3.3K në Instagram. Nga ana tjetër Egla Ceno, njësoj si javën e kaluar rezulton me humbje. Aktorja këtë herë ka humbur 400 ndjekës dhe tashmë ka 72K në Instagram.