Protesta

Banorët protestojnë për devijimin e rrugës Kijevë-Dollc: Kemi me ju dalë përpara bagerave dhe s’kemi me i lonë me punu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së premte ka marrë pjesë në inaugurimin e punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc.

Ky projekt kap shumën prej 21 milionë eurove.

“Po inaugurojmë fillimin e punimeve për tri lote, lotin 2,3 dhe 4 që kanë gjatësinë 10.9 kilometra me një kosto të gjithmbarshme më pak sesa 21 milionë euro. Ndërkaq, për segmentin tjetër pas këtij Kijevë-Dollc, vjen Dollc-Ramunë, i cili do të bëhet hapja e procesit për tenderim në muajin maj, ndërkohë që për llotin e parë, organi shqyrtues i prokurimit, e ka rikthyer me vendimin e vet në ritenderim, ndaj ajo është spostuar ca në kohë”, kishte thënë Kurti gjatë inaugurimit.

Mirëpo, këtë projekt të Ministrisë së Infrastrukturës qytetarët e tri fshatrave të Klinës, Gllarëvës, Rixhevës e Stapanicës po e kundërshtojnë me arsyetimin se po iu bëhet padrejtësi me devijimin e rrugës në një pjesë prej disa kilometrash dhe jo zgjerimi i saj në trasenë aktuale, raporton Ballkani.info.

Ata kanë thënë se për shkak të këtyre punimeve, që sipas tyre nuk ka të bëjë me zgjerim të rrugës por me devijim, mund të mbyllës mbi 60 biznese.

Ata ia kanë bërë të qartë shefit të ekzekutivit, Albin Kurtit se nuk do të lejojnë vazhdimin e punimeve në Lotin 2, duke paralajmërua edhe bllokimin e makinerive.

Protestuesi, Sheremet Pantina, njëherësh edhe ekspert i komunikacionit për Ballkani.info ka thënë se devijimi i punimeve ka edhe arsye të tjera.

Sipas tij, nuk është e nevojshme devijimi sepse dëmton tokat buqësore që shfrytëzohet për mbjellje të grurit.