FOTO

Banorët e lagjes Emshir në Prishtinë pa ujë, zëdhënësja e KRU: Kompania që po ndërton e dëmtoi gypin, po punojmë sanimin e problemit

Një pjesë e banorëve të kryeqytetit që jetojnë në lagjen Emshir në Prishtinë sot kanë mbetur pa ujë, pas dëmtimit të një gypi.

Arjeta Mjeku, zëdhënëse e Kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, i tha Gazetës Express se gypin e ka dëmtuar një kompani që po ndërton në atë pjesë të kryeqytetit dhe se ekipet e kompanisë po punojnë për ta kthyer furnizimin me ujë.

“Gypin e ujit e ka dëmtu kompania që janë duke ndërtu. Ky bager. Ekipet e mirëmbajtjes se KRUP janë aty për ta sanu defektin e shkaktuar nga palë të treta”, tha ajo.

Mjeku tha se për këtë e kanë njoftuar Inspektoratin komunal, të cilët “nuk kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

“Tani ekipi ynë i kujdestarisë është në terren”, tha ajo.