Banorët e Kijevës po përballën me reduktime të ashpra të energjisë elektrike

Banorët e Kijevës së Malishevës po përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Madje, sot ata kanë pasur vetëm tri orë energji elektrike.

Banorët bëjne me dije se me reduktime janë përballur edhe natën e ndërrimit të moteve.

Kujtojmë se KEDS dhe ministrja Artane Rizvanolli kishin paralajmëruar vetëm dy orë reduktime, gjë që nuk është respektuar në teren.