Banorët e fshatit Breznë bllokojnë rrugën Dragash-Prizren, për shkak të mungesës së energjisë elektrike

Gjatë ditës së sotme, banorët e fshatit Breznë, e kanë bllokuar rrugën Dragash-Prizren, në shenjë proteste për mungesë të energjisë elektrike për më shume se 24 orë.

Organizatori i protestës, Laurat Krasniqi, ka thënë për Klankosova.tv, se ky ka qenë një organizim rasti prej disa nga banorëve që jetojnë aty.

Tutje, ai theksoi se energjia elektrike është ndalur vetëm në fshatin e tyre.

“Sot ka qenë një organizim rasti nga disa prej banorëve. Rruga është ndërprerë për rreth 30 minuta, pas dy orëve ka ardhur energjia elektrike, e cila ka munguar prej dje, deri në orën 16:00, vetëm në fshatin tonë”, është shprehur Krasniqi.

Në fund tha se nuk përjashtohen protestat edhe në të ardhmen, sepse kjo gjë po përsëritet çdo vit.