Video

Banorët e BBVK2 improvizojnë një muri brenda shtëpisë, mbi të krijojnë emblemën e UÇK-së me trëndafila të kuq

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë po shënohet nga shqiptarët anën e mbanë botës në forma të ndryshme.

Edhe banorët e shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Kosova 2 kanë nisur përgatitjet për festimin e 28 Nëntorit.

Ata kanë vendosur një muri brenda ambienteve të shtëpisë, ndërsa me trëndafila të kuq kanë krijuar emblemën e UÇK-së.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Ndërkohë, banorët kanë krijuar atmosferë festive përgjatë gjithë ditës duke kënduar e vallëzuari me këngë popullore e patriotike.

Por, ndonëse festë nuk kanë munguar as debatet e herë pas hershme me njëri-tjetrin duke ngjallur kështu dinamike të shumta.

Ndërkohë, theksojmë që këtë javë të nominuar janë të gjithë banorët e shtëpisë dhe njëri prej tyre pritet të eliminohet këtë të premte. /Telegrafi/