Banka Evropiane dhuron 100 milionë euro për financimin e unazës së brendshme në Prishtinë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka pranuar koncept notën për financimin e unazës së brendshme të kryeqytetit, pas kërkesës për financim që e ka bërë Republika e Kosovës, ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Shpend Ahmeti.

Në një postim në Facebook Ahmeti ka shkruar se ky projekt do të arrijë vlerën rreth 100 milionë euro.

“BERZH tashmë ka ndarë rreth 1 milion euro për konsulencë për studimin përfundimtar të fizibilitetit dhe dizajnit preliminar. Ky studim do të fillojë në nëntor të këtij viti pas përzgjedhjes së kompanisë konsulente. Raporti do të përfundohet në qershor të vitit 2020, e do të vendoset në diskutim publik 120 ditë. Gjatë këtij diskutimi publik katër muajsh qytetarët do të kenë të drejtë të japin kontributin e tyre qoftë pronarët e tokave që preken nga kjo unazë qoftë të tjerët që kanë ide për zhvillimin sa më të mirë të projektit”, ka shkruar Ahmeti.

Tutje ai ka shkruar se në vjeshtën e vitit 2020 do të tenderohet unaza që do të lehtësojë shumë lëvizjet në kryeqytetin tonë.

loading…