Liburn Aliu

Banesat e shtetit për çifte të reja, LVV thotë se janë kontaktuar komunat për caktimin e lokacioneve

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një njoftim në faqen zyrtare ku thonë se projekti për banimin e përballueshëm po jetësohet. LVV thotë se ministri Liburn Aliu tashmë ka njoftuar komunat për t’i caktuar lokacionet e përshtatshme që i plotësojnë kriteret për ndërtimin e banesave.

Këto banesa do të jenë për çiftet e reja, punëtorët e administratës dhe familjet me të hyra të kufizuara, e që do t’iu mundësohet t’i marrin këto banesa me çmimet të përballueshme.

VV thotë se përmes kësaj do të eleminohen getot dhe do të ketë mundësi banimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Projekti për Banimin e Përballueshëm po jetësohet. Ministri i MPHI-së, Liburn Aliu, ka njoftuar sot që tashmë është dërguar thirrja te komunat që t’i caktojnë lokacionet e përshtatshme që plotësojnë kriteret për ndërtimin e banesave. Qiftet e reja, punëtorët e administratës dhe familjet me të hyra të kufizuara do të mund të marrin banesa me çmime të përballueshme, ka thënë ai. Do të eliminohen getot. Mundësi banimi për të gjithë qytetarët e Republikës!”, shkruhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

VIDEO BONUS: Përmbledhje nga demolimi që Kurti ia bëri rrenave dhe propagandës së Vuçiqit në OKB