Balotelli rikthehet në Serie A

Asgjë s’mund të pengojë Brescian të bëjë goditjen e madhe në merkato, të firmosë me Mario Balotellin.

Klubi brazilian, Flamengo, që kishte nisur bisedimet intensive me lojtarin, tashmë është tërhequr përfundimisht nga gara. Drejtuesit e kësaj skuadre kanë telefonuar pasditen e të enjtes menaxherin Mino Raiola, për të lajmëruar se nuk kanë më asnjë interes për klientin e tij.

Me heqjen e kësaj “pengesë” serioze, tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i sulmuesit italian te Brescia, skuadër e sapongjitur në Serie A.

Te “Dallëndyshet” Balotelli synon të ringrihet në futbollit italian, pse jo të rifitojë edhe fanellën e përfaqësueses së kaltër në urdhrat e Mancinit.

loading…