Balotelli pre e thirrjeve raciste: “Turpërohuni”

Sulmuesi i Brescia, Mario Balotelli, ka thënë se tifozëve të Lazios duhet t’iu vijë turp nga vetja, pas dyshimeve për thirrje raciste ndaj tij në një ndeshje të Serie A në fundjavë.

Spikeri i Stadiumit Mario Rigamonti në Brescia u bëri thirrje gjatë ndeshjes tifozëve që të mos këndojnë këngë diskriminuese.

Balotelli e postoi një mesazh në rrjetet sociale pas fitores së Lazios 1-2 ndaj Brescias.

“Tifozë të Lazios që ishit të pranishëm në stadium sot: Të keni turp!”, shkroi Balotelli në Instagram, duke bërë thirrje për ndaljen e racizmit.

Ky është vetëm njëri prej rasteve të shumta të racizmit që kanë ndodhur deri tani këtë sezon në Serie A.