Ballkani thuajse pa gjasa ndaj Slavia Prahës, sipas kuotave të kompanisë së basteve

Ballkani sonte e zhvillon edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit G në Ligën e Konferencës.

Kampionët e Kosovës luajnë si mysafirë te Slavia Praha në Çeki me fillim nga ora 18:45.

Para ndeshjes janë publikuar edhe kuotat e kësaj përballje.

Sipas kuotave të “bet365.com”, suharekasit janë thuajse pa gjasa për të triumfuar në këtë ballafaqim.

Kuota për fitoren e Slavia Prahës llogaritet 1.10, barazimi 10.00 teksa kuota për triumfin e Ballkanit është 23.00.

Slavia Praha dhe Ballkani janë në Grupin G me CFR Clujin dhe Sivassportin.

Pas xhiros së parë, të gjitha skuadrat në këtë grup kanë nga një pikë.