Ballkani sot debuton në Albi Superliga, këto janë statistikat në ndeshjet direkte me Drenicën

Ballkani sot i nis garat në Albi Superligën e Kosovës në futboll, derisa për kundërshtar ka Drenicën, shkruan Demokracia.com.

Ndeshjen e parë Ballkani u desh ta luaj me Malishevën por për shkak të angazhimeve në garat ndërkombëtare e shtyu atë, çka i bie që kampioni i Kosovës sot debuton në edicionin e ri.

Kjo ndeshje luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtina nga ora 20:00. Ballkani është favorit por statistikat e përballjeve direkte të këtyre dy skuadrave tregojnë një rivalitet të madhe.

Në pesë ndeshjet e fundit, Ballkani ka tri fitore ndërsa Drenica dy, dhe mbetet të shihet si do të jetë këtë herë, por e sigurt është se do të kemi një ndeshje të mirë. /Demokracia.com