Ballkani-Dukagjini

Ballkani pret Dukagjinin në duelin e skuadrave më në formë, formacionet zyrtare

Ballkani është nikoqir i Dukagjinit të Klinës në ndeshjen e fundit të xhiros së 14-të në Albi Mall Superligë.

Sfida mes suharekasve dhe klinasve do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00 dhe pritet të jetë shumë interesante.

Ballkani ka tre fitore radhazi dhe synon që të vazhdoj me këtë formë në mënyrë që ta thelloj epërsinë ndaj Dritës dhe Llapit.

Në anën tjetër Dukagjini pas dy humbjeve në dy xhirot e para ka 11 ndeshje pa humbje dhe kërkon të shkaktojë një tjetër befasi.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Jashanica, Halili, Trashi, Limaj, Ismajlgeci, Hamidi, Gripshi, Berisha, Kryeziu.

Dukagjini: Muhaxhiri, Basri, Iseni, Dallku, Neziri, Hugo, Feka, Shabani, Syla, Solomon, Morina.