Ballkani përballet sot me Ferizajn

Pas angazhimit në Ligën e Konferencës ku të enjten u përballa me Sallavia Pragën nga e cila pësoi disfatë me rezultat 3-2, Ballkani i rikthehet aksionit në Superligën e Kosovës dhe sot do të përballet me Ferizajn në kuadër të xhiros së tetë.

Deri më tani, skuadra e Ilir Dajës ka zhvilluar vetëm katër ndeshje nga të cila ka arkëtuar nëntë pikë dhe sot do të kërkojë vetëm fitore për të qëndruar në hap me skuadrat e para të renditjes tabelare.

Nga ana tjetër, Ferizaj i udhëhequr nga trajneri Arbnor Morina po tregohet një skuadër e papërshtatshme për të gjithë kundërshtarët. Ata në pesë ndeshjet e fundit kanë vetëm një humbje, tri barazime dhe një fitore, atë ndaj Llapit.

Momentalisht Ballkani renditet në vendin e gjashtë me nëntë pikë, kurse Ferizaj ka shtatë pikë në vendin e tetë.