Ballkani nuk e do këtë gjyqtarë dhe nuk merr përgjegjësi nëse ai sulmohet në Suharekë

Ballkani ka reaguar ashpër përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit.

Ky reagim vjen para derbin të rëndësishëm me Prishtinën.

Klubi nga Suhareka ka paralajmëruar se ekzistojnë gjasat që këtë takim të mos e zhvillojnë fare, pasi që kërkesa e tyre në lidhje me mosdelegimin e gjyqtarit Shpëtim Murtezi në ndeshjet e tyre është shpërfillur fare. Madje, ‘portokallinjtë’ nuk kanë marrë as edhe një përgjigjje të vetme.

Te Ballkani pretendojnë se Murtezi i ka dëmtuar në dy ndeshje, të cilat kanë qenë vendimtare në objektivat e tyre.

Në shkresën e publikuar nga FC Ballkani thuhet:

Njoftim për media dhe opinionin sportdashes.Klubi i futbollit FC Ballkani ne vitet e fundit falë angazhimit profesional dhe përkushtimit të madh është shëndëruar ne klub model për organizim funksional dhe sportiv.FC Ballkani me të drejt dhe për shkaqe objektive ka kerkuar nga organi kompetent (FFK) të mos i delegoj disa gjyqtar kur në zhvillojme ndeshje pasi qe në disa raste na kanë dëmtuar, njëri nga ata është z. Shpëtim Murtezi i cili tashme dihet qe me ngathëtesinë e tij, apo mungesës së kompetncës njohurive, ose shkaqeve të tjera ka dëmtuar Klubin tonë në ndeshjen e 1/8 e finalës KF Llapi- FC Ballkani për kupë po ashtu pas 2 xhirove në kuadër të kampionatit pikërisht me të njejtin kundershtar dhe të njejtin lokacion.I lartpërmenduri nuk është i mirëpritur në Suharekë pasi qe me veprimet e tij ka irituar tifozet dhe dashamiret e FC Ballkani, andaj në si klub nuk mund të garnatojmë sigurinë e tij pasi qe me veprimin, apo mos veprimin e tij e ka pru punen qe të mos jetë i deshiruar në Suharekë.Këto shqetësime në i kemi adresuar me shkrim me datën 17.03.2021, si dhe me 01.04.2021 por siç duket ka hasur në vesh të shurdher.Është për t’u quditur si është e mundur qe në krye ndeshjen e javes të mos përfshihen gjyqtaret si Genc Nuza ose Dardan Çaka etj…Kryesia e klubit është duke shqyrtuar mundësinë qe të bojktoj këtë gjyqtar duke mos u paraqit fare në lojë. Tifozeve dhe dashamireve i’u kërkojmë falje për këto shqetësime, por vertet jemi thëllësisht të shqetësuar me këto veprime të fundit kur gara po hyn ne finishin e saj.