Ilir Daja

Ballkani nesër pa Ilir Dajën përballë Dritës

Nesër zhvillohet njëra nga ndeshjet kryesore në elitën e futbollit kosovar ku ndeshën dy pretendentët kryesorë për titull, Drita e Ballkani.

Ky është takim i mbetur dhe luhet nesër derisa kampioni në fuqi në këtë takim përveç mungesës së disa lojtarëve, drejt Gjilanit udhëton edhe pa drejtuesin e skuadrës Ilir Dajën.

Ai u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e kaluar ndaj Prishtinës dhe automatikisht duhet të pushojë nesër.

Ndeshja Drita – Ballkani luhet në Gjilan nga ora 13:00. /Ballkani.info