Në Suharekë u zhvillua derbi i madh për titull kampioni mes Ballkanit dhe Dritës, i cili përfundoi 2:2.

Ishte ndeshje shumë e bukur dhe e luftuar, ndërsa pati edhe fund dramatik.

Por, pas ndeshjes duket se ka pasur përleshje fizike.

Drejtori i Dritës, Feti Murseli tha se janë sulmuar fizikisht rrugës për në dhomat e zhveshjes, teksa përmendi emrin e menaxherit të Ballkanit, Idriz Hajrizit.

Gazeta Express kontaktoi me Hajrizin, i cili mohoi se e kanë sulmuar dikë.

“Nuk është e vërtetë që e kemi sulmuar dikënd. Nëse e kanë ndonjë fakt, le ta qesin. Ju siguroj që nuk shkoj më në stadium nëse dikënd e kemi sulmuar”, tha ai.