Ballkani me super fitore ndaj Feronikelit

Ballkani ka arritur të fitojë me rezultat 3-1 ndaj Feronikelit në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Ismet Munishit i ka dhënë leksion kampionit aktual duke e mposhtur me lojë dhe rezultat.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç shumë rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm pesë minutave lojë dhe ishte Blend Baftiu, i cili shënoi për 1-0 pas një aksioni të mirë dhe të asistuar nga Besnik Krasniqi.

Ishte pikërisht Krasniqi, i cili pas asistimit arriti të gjej edhe golin në minutën e 19-të duke shënuar për 2-0 nga pika e bardhë.

Në pjesën e parë pati edhe dy zëvendësime të detyrueshme shkaku i lëndimit, me Visar Berishën (10′) që u zëvendësua nga Artur Magani dhe Argjend Malaj (37′) me Besmir Bojkun.

Në pjesën e dytë, Feronikeli arriti të kthehet shpejt në lojë duke shënuar me anë të Haxhi Nezirajt (49′) për 2-1 pas asistimit të Mendurim Hotit.

Megjithatë, ky gol nuk e trembi Ballkanin pasi vetëm katër minuta më vonë arriti të ngrit përsëri epërsinë në 3-1 me anë të Baftiut.

Deri në fund të ndeshjes vendasit përsëri ishin më të mira dhe përkundër rasteve rezultati mbeti i njëjtë dhe Ballkani fitoi me rezultat 3-1.

Pas kësaj fitore, Ballkani ka katër pikë në vendi e parë, ndërsa Nikli renditet i treti me tri pikë.

loading…