Ballkani – Llapi, Superkupa e Kosovës do të zhvillohet në Turqi më 16 janar

Superliga e Kosovës në futboll do të zhvillohet më 16 janar të vitit 2023 në Antalia të Turqisë.

Ballkani si kampion në fuqi dhe Llapi si fitues i Kupës së Kosovës edicionin e kaluar janë në garë për trofeun e çmuar.

Siç mëson portali, dyja ekipet do të udhëtojnë në qytetin bregdetar turk në janar për të kryer fazën përgatitore dhe njëkohësisht do ta zhvillojnë duelin e Superkupës së Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që Superkupa e Kosovës luhet në Turqi. Para jo shumë edicioneve, Prishtina dhe Drita u ndeshën në Superkupë pikërisht në shtetin turk.