Ballkani fiton ndaj Feronikelit

Ballkani ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga Suhareka të dielën në Drenas ka mposhtur Feronikelin me rezultat të ngushtë, 1:0.

Ndeshja i takoi xhiros së 16-të të Superligës në futboll.

Golin e tri pikëve për Ballkanin e shënoi sulmuesi Theophilus Solomon. Ai realizoi në minutën e 25-të, që mjaftoj për të arkëtuar pikët e plota.

Për Feronikelin kjo ishte humbja e shtatë radhazi në ligë.

Ballkani pas kësaj fitoreje ka 30 pikë, derisa Feronikeli 10 sosh.