Kupa e Kosovës

Ballkani e Suhareka sigurojnë gjysmëfinalën e Kupës së Kosovës

Kanë përfunduar  dy takimet e sotme në kuadër të Kupës së Kosovës.

Ballkani ka siguruar kualifikimin tutjet në rrethin e gjysmëfinaleve të kësaj gare duke mposhtur Malishevën me rezultat 0-3.

Danfy hapi llogarinë e golave në minutën e 25’të të takimit, kurse Gripshi me dy golat e tij vulosi fatin e kësaj ndeshje.

Në anën tjetër Suhareka poashtu ka siguruar biletën për gjysmëfinale pasi mposhti Vjosën me rezultat 0-1.

Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi, Mevlan Zeka në minutën e 79’të të takimit.