Ballkani – Drita, formacionet zyrtare

Ballkani dhe Drita takohen në kuadër të xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat janë favoritët kryesorë për titullin e kampionit këtë sezon dhe na pret një ndeshje e zjarrtë në stadiumin e qytetit në Drenas.

Suharekasit e kanë nisur perfekt sezonin e ri ku në tri ndeshjet e para kanë tri fitore duke mos pranuar asnjë gol. Kampioni në fuqi synon të vazhdoj me fitore, derisa Drita kërkon ta shfrytëzojë lodhjen e Ballkanit për tu rikthyer në Gjilan me tri pikët.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Luljanovic, Thaqi, Sinani, Bekteshi, Dellova, Potoku, Abazi, Emërllahu, Zarubica, Berisha, Cardoso.

Drita: Maloku, B. Krasniqi, Limani, Vitija, Blakqori, Namani, Broja, Baftiu, Kryeziu, Ajzeraj, Simonovaski. /Demokracia.com