“Ballë për ballë me Millosheviqin e zhytur në gjak”| Hillary Clinton flet për Madeleine Albright dhe Kosovën

Ish-kandidatja e SHBA-së për presidente dhe ish-sekretarja amerikane Hillary Clinton, ka thënë se vdekja e Madeleine Albright është një dhimbje dhe humbje e madhe për të.

Në një shkrim të gjatë kushtuar Albright, Clinton ka përmendur kontributin e jashtëzakonshëm të saj në Ballkan, veçanërisht në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, përcjell Demokracia.com.

“Në vitet 1990, kur bashkëshorti im emëroi Madeleine ambasadore të OKB-së dhe më pas sekretare shteti, ajo shkoi ballë për ballë me diktatorin serb të zhytur në gjak, Slobodan Millosheviq. Ajo ndihmoi fuqinë amerikane dhe aleancën e NATO-s për t’i dhënë fund luftës brutale në Bosnje dhe spastrimin etnik në Kosovë”, ka thënë Clinton.

Ish-sekretarja amerikane gjatë administratës Obama, ka theksuar se Albright kishte paralajmëruar Putinin se pushtimi i Ukrainës do të ishte gabim historik, i cili do ta linte presidentin rus dhe vendin e tij të izoluar, përcjell Demokracia.com.

“Ajo e pa presidentin rus Vladimir Putin të nënvlerësuar kronikisht për atë që është: një synim autokrat i egër për të rimarrë perandorinë e humbur të Rusisë dhe një armik i përkushtuar i demokracisë kudo. Në një kolonë parashikuese në The Times të botuar më 23 shkurt, ajo paralajmëroi se një pushtim i Ukrainës do të ishte “një gabim historik” që do ta linte Rusinë “të izoluar diplomatikisht, ekonomikisht të gjymtuar dhe strategjikisht të cenueshme përballë një aleance perëndimore më të fortë dhe më të bashkuar”. Siç ndodhte shpesh, njeriu me armë ishte gabim dhe Madeleine kishte të drejtë”, ka thënë ajo.

Çifti Clinton për vite radhazi kanë treguar miqësinë e afërt që kanë pasur me sekretaren e shtetit tashmë të ndjerë, Madeleine Albright.

Albright ka vdekur të mërkurën, më 23 mars, në moshën 84 vjeçare, përcjell Demokracia.com.

Albright në kohën sa ka qenë sekretare e SHBA-së, ka qenë faktor kryesor për bombardimin e NATO-s kundër Serbisë.

Ajo ka luajtur një rol kyç edhe në bisedimet e Rambujesë. Ish-sekretarja amerikane, edhe pas pensionimit nga politika, ka vazhduar mbështetjen për shtetit e Kosovës.

Në vitin 2019, Albright kishte vizituar Kosovën në një pritje të organizuar, ku ishte zbuluar edhe statuja e saj në Prishtinë.