Tashmë po raportohet se Albin Kurti mund t’i ketë ofruar një ministri deputetes boshnjake Duda Balje për t’ia marrë votën për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë.
Sipas Indeksonline, kur kanë mbetur disa orë para fillimit të seancës për zgjedhjen e kryeparlamentarit, partia fituese e zgjedhjeve duket se ka humbur një votë.
Ky portal shkruan se aleatja e deritashme e Kurtit, Emilia Rexhepi, nuk do të votojë kandidatin që do ta propozojë Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.
Rexhepi është indinjuar nga “marrëveshja e sotme e Kurtit” që thuhet se Kurti ka arritur me Duda Baljen.
Portali ka raportuar se ka kontaktuar me Rexhepin.
“Ka diçka në këtë. Nesër e shihni më mirë”, citohet ajo.
Në rast se Rexhepi deri tani zëvendëse e Kurtit në Qeveri, nuk e voton, Kurti në asnjë matematikë nuk do të mund të zgjedhë nesër kryeparlamentarin e ri.






