Bali Muharremaj takon Halil Kastratin, jep lajmin e madh: Është mirë, shyqyr Zotit

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj e ka publikuar sonte një fotografi me humanistin e madh, Halil Kastratin, i cili këto ditë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirugjike.

“Miku im dhe i gjithë shqiptarëve është mirë, shyqyr Zotit. Me Halil Kastratin kemi shumë histori emocionale, duke i ndihmuar ata që kanë nevojë. Veprat dhe puna e tij gjithmonë më kanë frymëzuar. Bashkë kemi me realizu shumë projekte. Sepse Halili ka zemër të madhe”, ka shkruar Muharremaj.

Nën qeverisjen e Bali Muharremajt në Suharekë është ndërtuar edhe Shtëpia e Pelqve në këtë komunë, projekti më i madh në Ballkan i këtij lloji. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Jetimat e Ballkanit që drejtohet nga Kastrati. /Ballkani.info/