Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj i ka dhënë përgjigje spekulimeve se ai mund të largohet nga AAK-ja në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje apo ndonjë partie tjetër.

Në një deklaratë për Ballkani.info, i pari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka folur rreth zërave për largimin e tij nga partia që drejtohet nga Ramush Haradinaj.

Sipas tij, nuk ka qenë në plan dhe nuk është synim i tij largimi nga kjo parti.

“Për mua të gjitha partitë janë shqiptare, edhe Lëvizja Vetëvendosje, LDK-ja, PDK-ja dhe NISMA. Kam pasur ofertë pothuajse nga të gjitha partitë, mirëpo vazhdojë të jem në këtë familje të madhe të Aleancës. Do jem në AAK deri në përfundim të karrierës sime politike. Të gjitha partitë janë shqiptare dhe i kanë programet e tyre, por Aleanca e ka programin më të mirë”, tha Muharremaj.  /Ballkani.info/