Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka postuar një foto pranë djalit të axhës së tij, këngëtari që përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision”.
Kryetari dhe Gjon Muharremaj vendosën të kalojnë kohë në Suharekë.
Gjon Muharremaj i njohur sot me emrin artistik Gjon’s Tears, kur ishte 12 vjeçar kishte marrë pjesë në ‘Albanian’s Got Talent’ në Shqipëri ku krahas publikut ai kishe mahnitur edhe jurinë me performancën e tij.
Ai kishte kënduar në mënyrë të mahnitshme këngën ‘Je t’aime’ dhe kishte marrë komente të mira nga anëtarët e jurisë ku dhe kishte kaluar në fazën tjetër.







