Bali Muharremaj në Ditën e Rinisë: Shumë pak po mbesin nga gjenerata juaj, vendi po zbrazet

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ka shprehur shqetësimin për largimin e rinisë nga Kosova.

Muharremaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se është i gatshëm të dëgjojë problemet e tyre, duke shtuar se ëndrra profesionale e rinisë duhet të realizohet në Kosovë, përcjell Ballkani.info.

“Duhet ta pranojmë të gjithë se u bënë gabime. Ka debate e akuza publike, mirëpo ajo që po vazhdon është ikja nga vendi. Unë, kam zgjedhur ta diskutoj me ju këtë shqetësim të seciles familje.  Kauza jonë e re duhet të mbetet që ju ta gjeni zgjidhjen në vendin tuaj. Ka kohë për përmirësim dhe pa diskutim se nuk duhet të humbim kohë vetëm në debate të thata. Unë jam i gatshëm ta dëgjoj idenë tuaj, që ëndrra juaj profesionale të realizohet këtu në Kosovë. E di që e doni vendin tuaj”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

12 Gusht – 2022 – Dita e Rinisë…

E di dhe e kuptoj. Se kjo datë është bërë e zakonshme në kalendaret institucionale.

Mirëpo kjo nuk mjafton.

Ëndrrat tuaja dhe pritjet kanë qenë shumë më të

mëdha dhe të arrituarat do të duhej të ishin më ndryshe.

Kam kuptuar dhe paknaqësia ende është prezente në mendimet dhe debatet tuaja për vendin.

Shumë pak po mbesin nga gjenerata juaj, sepse vendi ende po zbrazet.

Duhet ta pranojmë të gjithë se u bënë gabime. Ka debate e akuza publike, mirëpo ajo që po vazhdon është ikja nga vendi.

Unë, kam zgjedhur ta diskutoj me ju këtë shqetësim

të seciles familje.

Kauza jonë e re duhet të mbetet që ju ta gjeni zgjidhjen në vendin tuaj.

Ka kohë për përmirësim dhe pa diskutim se nuk duhet të humbim kohë vetëm në debate të thata.

Unë jam i gatshëm ta dëgjoj idenë tuaj, që ëndrra juaj profesionale të realizohet këtu në Kosovë.

E di që e doni vendin tuaj.

E di që keni energji dhe vullnet ta ndryshojmë realitetin i cili po na pengon të gjithëve.

Sinqerisht

Bali Muharremaj

(Foto-arkivë)