Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar me një mesazh në rrjete sociale, ku ka folur për sjelljen e kundërshtarëve të tij politikë dhe përkushtimin e tij ndaj qytetarëve.

“Mos u shqetësoni për ta. Ani pse shpifin, shajnë e urrejnë. Duhet t’i kuptojmë sepse u kanë mbetë të vetmet ‘armë’,” ka shkruar Muharremaj.

Ai ka shtuar se “ata do të mësojnë gradualisht se humbjet nuk zëvendësohen e as nuk arsyetohen me arrogancë” dhe se puna për qytetarët është përgjigjja më e mirë ndaj kritikëve.

“Do t’i mësojmë se si duhet të zgjohen shumë herët, për t’iu shërbyer qytetarëve. Ne e kemi punën, ata arsyetimin përmes urrejtjes. Ne jetojmë në demokraci. Ne VOTOJMË. Dhe e përcaktojmë të ardhmen. Pastaj punojmë për të gjithë pa dallim,” përfundoi kryetari i Suharekës në reagimin e tij.