Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ka lëshuar urdhërarrest për të gjitha bizneset të cilat nuk bëjnë dezinfektimin e hapësirave.

Ky është postimi dhe vendimi i publikuar:

Sapo kam lëshuar urdhëresen, e cila i obligon të gjitha firmat-bizneset të bëjnë dezinfektimin e hapësirave para dhe përreth objekteve, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit.

Natyrisht për të vepruar në përputhje me situatën e krijuar, që të jemi sa më vigjilent përballë saj.