Bali Muharremaj: Kemi mungesë të vaksinave, barnave anti-Covid, dhe atyre esenciale

Kryetari aktual i Suharekës, dhe kandidati i AAK-së, për kryetar në komunën e Suharekës në zgjedhjet e 17 tetorit, Bali Muharremaj ka thënë se ka vizituar QKMF, në Suharekë, dhe se ka mungesë të vaksinave anti-Covid, barnave esenciale, dhe atyre anti-Covid.

“Koronavirusi është shpërndarë shumë shprjtë, kemi 775 raste aktive, ditëve të fundit kemi pasur katër vdekje, jemi tuj u mundu se bashku me QKMF, në komunën e Suharekës në teren jemi bashkë më ta dhe po mundohemi që sa më shpejt të kalojmë këtë krizë”

“Pardje fillova punën në QKMF, në Studençan, dhe se bashku me ekipi atje jemi duke u munduar të pamundurën ta bëjmë të mundur, mirëpo kemi mungesë të vaksinave, barnave esenciale, dhe barnave anti-Covid”, tha Muharremaj

Muharrmaj ka thënë se në takim me ministrin Vitia ka kërkuar katër ekipe shtesë për vaksinim, ndonëse ai është shprehur se nuk ka mundësi./PORTALI.info/