Sulmuesi uellsian
Bale i gatshëm për ndeshjen ndaj Levantes
Me Real Madridin që është në krizë për të shënuar gola, spanjollët kanë mirëpritur rikthimin e Gareth Bale në stërvitje.
Bale u zëvendësua në humbjen 1-0 përballë Alavesit para pauzës ndërkombëtare për shkak të lëndimit.
Kjo humbje e çoi në 4 ndeshje serinë pa shënuar në të gjitha kompeticionet, më e gjata prej vitit 1985 për madrilenët.
Ish lojtari i Tottenhamit nuk u paraqit në asnjë prej ndeshjeve që Uellsi i zhvilloi këtë muaj për t’u mos rrezikuar nga përzgjedhësi Ryan Giggs.
Real Madridi pas takimit me Levanten në “Santiago Bernabeu”, përballet sërish në shtëpi me Viktoria PLZEN për ndeshjen e radhës në Champions League.