Zëvendëskryeminstrja Albulena Balaj Halimaj, ka zhvilluar një takim  me zëvendëskryeministrin e Maqedonës Veriore Artan Grubi. Ajo ka treguar se gjatë këtij takimin kanë biseduar biseduam për organizimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive tona, e cila do të mbahet më 25 janar të vitit të ardhshëm.

“Bashkërisht u dakorduam për një numër të konsiderueshëm të marrëveshjeve që do të nënshkruhen në këtë mbledhje, nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e dy vendeve dhe bizneset.

Po punojmë shumë që më 25 janar të nënshkruhet në mënyrë solemne marrëveshja për një pikë të përbashkët kufitare.”, ka shkruar Balaj-Halimaj në Facebook.

Ajo tutje ka theksuar se do të ketë edhe një marrëveshje për studim fizibilitetit të rrugës Prizren-Tetovë, si dhe marrëveshje tjera në fushën e arsimit, kulturës, rinisë dhe turizmit.

Postimi i plotë:

Sapo përfunduam një takim jashtëzakonisht përmbajtësor në Shkup, me zv-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, më të cilin biseduam për organizimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive tona, e cila do të mbahet më 25 janar të vitit të ardhshëm.Bashkërisht u dakorduam për një numër të konsiderueshëm të marrëveshjeve që do të nënshkruhen në këtë mbledhje, nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e dy vendeve dhe bizneset.Po punojmë shumë që më 25 janar të nënshkruhet në mënyrë solemne marrëveshja për një pikë të përbashkët kufitare.Poashtu do të ketë një marrëveshje për studim fizibilitetit të rrugës Prizren-Tetovë, si dhe marrëveshje tjera në fushën e arsimit, kulturës, rinisë dhe turizmit.Jam jashtëzakonisht e kënaqur që në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ekziston vullnet shumë i madh për të bashkëpunuar me Kosovën si dy vende fqinje.