Dështim

Bakayoko do të largohet nga Milani në janar

Mesfushori francez cilësohet si një transferim i dështuar tek Milani.

Aventura e Tiemoue Bakayoko me Milanin është drejt përfundimit. Performancat e tij me fanellën kuqezi kanë qenë shumë të dobëta dhe drejtuesit e klubit italian nuk do të ushtrojnë të drejtën për blerjen e kartonit nga Chelsea në fund të sezonit.

Sipas mediave angleze, 24-vjeçari mund të largohet nga skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso që në janar, duke i mundësuar kështu Leonardos të kursejë shumë nga paga e madhe e lojtarit. Te Milani tani janë në kërkim të një lojtari tjetër që do të mund të kryejë punë në mesfushë.